Mbledhësit e pemëve dhe perimeve, punëtorët e ndërtimit, punëtorët turistik sezonal sëshpejti do të kenë ligjn i cili do të rregulloj të drejtat dhe pozitën e tyre. Numër i madh i njerëzve të cilët kryesisht në muajt e verës punojnë në fushat dhe në vendet e ndërtimit, deri më tani askush nuk i ka paraqitur…
Mbledhësit e pemëve dhe perimeve, punëtorët e ndërtimit, punëtorët turistik sezonal sëshpejti do të kenë ligjn i cili do të rregulloj të drejtat dhe pozitën e tyre. Numër i madh i njerëzve të cilët kryesisht në muajt e verës punojnë në fushat dhe në vendet e ndërtimit, deri më tani askush nuk i ka paraqitur, ndërsa në librezat e tyre të punës nuk iu është shënuar asnjë ditë pune.
Sipas fjalëve të Alleksandar Vulin, ministrit për punë, ligji për punë sezonale deri më tani nuk ka egzistuar në Serbi, ndërsa një armatë e njerëzve kanë punuar pa letra dhe asnjë nuk i ka paraqitur. Punëtorëve sezonal do t`i mundësohet realizim i të drejtave në bazë të punës, çka sipas rregullave të vlefshe nuk ishte më parë. Rregulla e re do të sjell sistem të kuponit i cili do të funksionoj sipas sistemit të parapagimit. Punëdhënësit me blerjen e tyre do të paguajnë kontributet për sigurim të detyrueshëm social, ndërsa pastaj do t`i jepen punëtorëve të cilët janë angazhuar, varësisht nga numri i ditëve të punës. Punëtorët sezonal pastaj do t`i dorëzojnë kuponat Fondit të PIO-s i cili do të evidentoj stazhin.
Punëdhënësve ky sistem do t`i mundësoj procedurën e thjeshtë me rastin e angazhimit të punëtorëve, ndërsa shtetit do t`i mundësoj kontroll më të lehtë, por edhe në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohet puna në të zezë.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues











