01.01.2026.

KONKURSI I MINISTRISË SË KULTURËS DHE INFORMIMIT “QYTET NË FOKUS 2016”

  • In Lajme
  • 1. April 2016.
  • 38 Views
KONKURSI I MINISTRISË SË KULTURËS DHE INFORMIMIT “QYTET NË FOKUS 2016”

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë fillon programin e ri “Qytet në focus 2016”, i cili prej vitit 2016 do të ofroj mundësinë njësive të vetqeverisjes lokale, që të aplikojnë në konkursin në kuadër të Programit të ri dhe në bashkëpunim me institucionet …

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë fillon programin e ri “Qytet në focus 2016”, i cili prej vitit 2016 do të ofroj mundësinë njësive të vetqeverisjes lokale, që të aplikojnë në konkursin në kuadër të Programit të ri dhe në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile të avansojnë kapacitetet në kulturë dhe në ofertën e kulturës. Njësitë e vetqeverisjeve lokale të zgjedhura do të mbajnë titullin Qyteti në focus, e cila do ti mundësoj që të njihen si qendra nacionale të zhvillimit kulturor dhe në këtë mënyrë të bëhen të shikuara në hartën kulturore të Serbisë dhe Europës.

Qëllimi i programit është avansimi në fushën kulturore dhe artistike në mjediset lokale, të pasuruara me jetën kulturore, inkurajimin e zhvillimit të llojllojshmërisë kreative dhe kulturore, specifikat e indentitetit kulturor dhe qëndrushmërisë së zhvillimit të bashkësisë lokale.

Bartësit e aplikacioneve janë kryesisht NJVL.

Me rastin e zgjedhjes së projekteve në kulturë të cilën e financojnë dhe sufinancojnë nga Buxheti i RS-së, veçanarisht do të vlerësohen: kualiteti, koncepti i përmbajtjes dhe formati i paraqitjes së programit; buxheti real dhe struktura e buxhetit sipas qëllimit; programi, investimet infrastrukturore dhe paisjeve, (përkatësisht me dokumentacionin komplet dhe përfundimtar), kapacitetet e NJVL, resurset për realizimin e projekteve (resurset njerëzore, organizative, financiare dhe hapësinore); shikushmëria e programit (plani i marketingut të aktiviteteve); kontributi i programit të avansimit të llojllojshmërisë kulturore dhe dialogu interkulturor; egzistimi i burimeve tjera (ko)financimi, të cilët aplikuesit do të sigurojnë në buxhetet e veta, si dhe pjesëmarrësit e sponzorëve.

Paraqitjes dorëzohen në formularin konkurues dhe dorëzimin në formën elektronike dhe shtypur të Ministrisë në afat prej 60 ditëve, nga dita e shpalljes së konkursit.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në faqen zyrtare të Ministrisë.

Konkursi zgjat prej 26 shkurt deri 25 prill 2016.

Paraqitjet dorëzohen në një shembull, në adresën: Minsitiria e Kulturës dhe Informimit, Vllajkoviqeva br.3, 11000 Beograd, me shënimin Konkursi “Qytetet në focus 2016” dhe rrugën elektronike, në adresën: gradoviufokusu@kultura.gov.rs

Formulari për aplikim mund të merret në ueb faqen zyrtare të Ministrisë ëëë.kultura.gov.rs

 Kontakti:

 Mirosllava Turkoviq(tel: 011 292 78 47, 011 3032 113; miroslava.turkovic@kultura.gov.rs)

 Gjurgjiana Jovanoviq (tel: 011 3398 880; djurdjijana.jovanovic@kultura.gov.rs)

 Vesna Marinci Ostojiq (tel: 011 292 78 98; vesna.maricki.ostojic@kultura.gov.rs)

Burimi: Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака