Vrajë – Në Vrajë është mbajtur tribuna promovuese në organizimin e Asociacionit Policor “Potencialet europiane të nacionalitetit rom”, në mënyr që kandidatët e interesuar nga kjo bashkësi sa më mirë të njihen dhe përgaditen për dhënien e provimit pranues në Qendrën për Trajnimin Policor Themelor në Kamenicë të Sremit.

Këto aktivitete përfaqësojnë pjesën e projektit “Inkluzioni i romëve dhe romeve në sektorin e sigurisë të Republikës së Serbisë – në drejtim të përkohshmërisë së madhe në trajnimin themelor policor”.
„Qëllimi ynë është që romët të cilët janë të interesuar për punë në MPB dhe të cilët përmbushin kushtet për konkurim në njërin ndër konkurset e policisë për pranim në trajnimin policor themelor, të njoftohen me mundësitë të cilat i ofrohen dhe pengesat eventuale të cilat i presin. Pjesëmarrja në këso tribuna mundëson romëve dhe romeve informim të mirë për profesionin e policisë, mënyrën e konkurimit, selektimin e kandidatëve dhe përgaditjen e mirë për provimin kualifikues“, ka thënë Nenad Tairoviq, kryetar i Asociacionit Policor “Potencialet europiane të nacionalitetit rom”.
Projektin e zbaton Asociacioni i përmendur më lartë dhe MPB e Republikës së Serbisë, ndërsa e përkrahin edhe Zyra për të Drejtat e Njeriut e Qeverisë së Republikës së Serbisë në kuadër të programit për avansimin e pozitës dhe statusit të romëve në Serbi, si dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.
Sipas të dhënave, rreth 120 pjesëtarë të nacionalitetit rom punojnë në policinë e Republikës së Serbisë, ndërsa pritet që të rritet numri i tyre pas këtyre punëtorive.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues