01.01.2026.

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR “IDETË E GJELBËRTA”

  • In Lajme
  • 8. April 2016.
  • 30 Views
ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR “IDETË E GJELBËRTA”

Dje është hapur konkursi i Forumit Nacional për Ide të Gjelbërta, për vitin e katërt me radhë të cilin e organizon Fondacioni Trag për Partneritet me Fondin e Vllezërve Rokfeller (RBF) dhe bankën Erste. Konkursi është nisur me idenë që të njihen dhe të ofrohet ndihmë për projektet inovative…

Dje është hapur konkursi i Forumit Nacional për Ide të Gjelbërta, për vitin e katërt me radhë të cilin e organizon Fondacioni Trag për Partneritet me Fondin e Vllezërve Rokfeller (RBF) dhe bankën Erste. Konkursi është nisur me idenë që të njihen dhe të ofrohet ndihmë për projektet inovative të bazuara në principet e zhvillimit të qëndrueshëm të cilët mund të krijojnë ndikim të rëndësishëm shoqëror, ekologjik dhe ekonomik në bashkësitë lokale, me mbrojtjen e njëkohsishme të mjedisit jetësor.  

Në konkurs i cili do vazhdoj deri më 2 maj, mund të paraqiten individët, shoqëritë dhe kompanitë e vogla dhe sipërmarrësit.

Tri idetë me potencialin e madh për avansimin e kualitetit të jetës së bashkësisë shoqërore do të fitojnë nga 5.000 dollarë, të cilat janë të dedikuara për realizimin e ideve, ndërsa do të përkrahen në mënyrë shtesë përmes konuslltimeve dhe mentorimit për qëllim që të bëhen konkurent dhe të qëndrueshëm për një periudhë të gjatë.

Të pranishmëve në emër të organizatorit do t`i drejtohet drejtoresha egzekutuese e Fondacionit Trag Bilana Dakiq Gjorgjeviq.

„Tre vitet e shkuara përmes konkursit janë përkrahur nëntë ide të suksesshme biznesore, ndërsa mjetet e investuara të të gjithë partnerëve të deritanishëm në projekt kalojnë shumën prej 100.000 dollarëve. Përveç ndihmës financiare, fituesve të shpërblimit do t`i sigurohet edhe ndihmë shtesë në aspektin konsulltativ, mentorial dhe shkëmbimit të përvojave. Besojmë që shembujt e suksseshëm të fituesve të deritanishëm në zhvillimin e biznesit të qëndrueshëm do të nxisin edhe tjerët dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në bashkësitë e veta lokale”, tha Bilana.

„Duhet shumë ta vlerësojmë qasjen të cilën e kanë sipërmarrësit të cilët punojnë në frymën e ideve të gjelbërta, sepse ato përveç të gjithë aspekteve për të cilat duhet të kushtohet rëndësi për cilin do biznes, rëndësi të veçantë i kushtohet efektit shoqëror dhe ekologjik në bashkësi. Do të tentojmë që me këtë t`i ndihmojmë në aspektin financiar dhe këshillues”, tha Vlladimir Todoroviq, ekspert për sipërmarrësi shoqërore dhe komunikim ekstern i bankës Erste.

Fituesit e konkursit do të kenë mundësi që projektet e veta t`i prezantojnë në forumin rajonal të Filantropisë për ide të gjelbërta të Fondit të Vllezërve Rokfeler (RBF), i cili në Serbi do të mbahet në korrik të vitit 2016, ndërsa më i miri do të marrë 10.000 dollarë shtesë.

Bartësit e ideve projektuese në konkurs mund të paraqiten përmes Formularit aplikues i cili gjendet në https://www.tragfondacija.org/pages/sr/donacije-za-ocd/nacionalni-forum-za-zelene-ideje.php

Formularin aplikues duhet të dërgohet deri më 2 maj 2016, deri në ora 17, përmes adresës elektronike: zeleneideje@tragfondacija.org.

Burimi: Fondacioni Trag dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака