Novi Sad – Për nxënësit e klasave të shtata nga Bujanoci dhe Presheva, të cilët vikendin e kaluar kanë vizituar shkollën fillore „Petefi Shandor“ në Novi Sad, ku është mbajtur Gara Republikane në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare, është organizuar vizitë në vendet dhe lokalitetet kulturo-historike…

Novi Sad – Për nxënësit e klasave të shtata nga Bujanoci dhe Presheva, të cilët vikendin e kaluar kanë vizituar shkollën fillore „Petefi Shandor“ në Novi Sad, ku është mbajtur Gara Republikane në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare, është organizuar vizitë në vendet dhe lokalitetet kulturo-historike me të cilat njihet kryeqyteti i Vojvodinës.
Nxënësit kanë pasur mundësi që ta vizitojnë Muzeun e Vojvodinës, ku kanë mundur të shohin koleksionet e vlefshme parahistorike, në fillim dhe të fund të mesjetës deri tek koha moderne. Në muze është mbajtur edhe punëtoria kreative, ndërsa secili fëmijë ka marrë me vete suvenire të cilat vet i kanë bërë.
Vizitorët kanë shëtitur qendrën e Novi Sadit, kanë shikuar kuorizitetet e qytetit dhe kanë dëgjuar mbi historinë e çmuar të Kalasë së Petrovaradinit dhe Kullës Sahat, si dhe pamjen e qytetit e cila kishte lënë mbresa të mëdha për fëmijët, arsimtarët dhe drejtorët e shkollave.
Më pas kanë vizituar Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Natyrës, ku gjendet strehimorja për kafshët e braktisura, i njohur si Sallashi (ferma) i Monikës, e emëruar në bazë të pronarës së Monika Brukner, e cila ishte e njohur për ndihmën jo të zakontë për kafshët e braktisura, të sëmura dhe të vjetra. Fëmijët kanë mundur të shohin kafshët të cilat janë nga llojet e kafshëve të rralla.
Burimi: Trupi Koordinues











