Medvegjë – Në kuadër të vizitës dyditore në jugun e Serbisë, shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard, sëbashku me bashkëpuntorët e tij ka vizituar komunën e Medvegjës, ku ka biseduar me krerët e kësaj komune rreth ekonomisë dhe jetës shoqërore në këtë komunë.

Ambasadori i OSBE-së sëpari është takuar me kryetartin e komunës Nebojsha Arsiqin dhe kryetarin e Kuvendit Komunal Milisav Miletiqin, ndërsa ndaras ka biseduar edhe me zëdhënësin e kryetarit të Kuvendit Komunal Florim Sahitin.
Pas kësaj delegacioni OSBE-së ka vizituar Banjën e Sjarinës.
Nikoqirët i kanë njoftuar mysafirët rreth situatës reale në komunë të Medvegjës, rreth asaj që bashkëjetesa në këtë komunë shumë nacionale realizohet pa problem, për situatën politike e cila është stabile dhe për situatën ekonomike e cila është e vështirë përshkak të mungesës së subjekteve ekonomike dhe vendeve të punës.
Mysafirët kanë qenë të impresionuar me bukuritë malore, Banjën e Sijarinës dhe geizerit të saj, i cili është i vetmi në Europë.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues