01.01.2026.

MATERNITETI NË PRESHEVË KA FITUAR APARATIN PËR KONTROLLIMIN E VESHËVE TEK FOSHNJET

  • In Lajme
  • 4. July 2016.
  • 32 Views
MATERNITETI NË PRESHEVË KA FITUAR APARATIN PËR KONTROLLIMIN E VESHËVE TEK FOSHNJET

Preshevë – Në kuadër të aksionit të Fondacionit Blic “Zemër për Fëmijët”, të cilin e sponzorizon Ministria e Shëndetësisë, ndërsa partner medial është RTS-i, qëllimi i të cilëve është që të gjitha 56 maternitetet në Serbi të fitojnë aparate për kontrollimin neonatal të veshit, aparatin për kontrollimin e veshit tek fëmijët e sapolindur ka fituar edhe materniteti në Preshevë, i cili u bë materniteti i 38 me rradhë në Serbi i cili ka fituar aparatin e përmendur më lartë.

Kryeshefi i maternitetit në Preshevë, dr Driton Mustafa, me rastin e marrjes së donacionit të vlefshëm ka thënë se edhe shumë banorë në Preshevë kanë përkrahur aksionin “Zemër për Fëmijët”:

“Sot jam shumë i gëzuar se edhe materniteti në Preshevë ka fituar këtë aparat të vlefshëm për kontrollimit të veshëve tek foshnjet e sapolindura. Materniteti në Preshevë ka filluar me punë vitin e kaluar. Në maternitetin tonë lindin në vit rreth 100 foshnje. Faleminderoj “Fondacionin Blic” dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kontribuojnë në përmirësimin e kualiteteve të shërbimeve tona shëndetësore. Mjekët pediatër tani përveç kontrollimeve tjera do të mund të kryejnë kontrollimin e veshëve edhe në kohën kur vërejnë ndonjë çrregullim. Shpresoj që “Fondacioni Blic” edhe në të ardhmen do të ketë aktivitete humanitare dhe jam i sigurt që edhe në të ardhmen të ketë përkrahjen e qytetarëve të Preshevës”, ka thënë dr Mustafa.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака