01.01.2026.

SHQIPRIM ARIFI: DO TË INVESTOJM NË ARSIM, SHËNDETSI DHE NË PROJEKTE BAZË PËR JETËN E PRESHEVARVE

  • In Lajme
  • 2. August 2016.
  • 36 Views
SHQIPRIM ARIFI: DO TË INVESTOJM NË ARSIM, SHËNDETSI DHE NË PROJEKTE BAZË PËR JETËN E PRESHEVARVE

Preshevë – Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës thotë se borxhet e lëna nga qeveria e mëparshme janë 200 000 euro. Sipas tij, ky është një borxh që dëmton komunës dhe parandalon implementimin e projekteve të reja.

Duke folur për buxhetin dhe planet komunale, Arifi tha se qeverisja  aktuale ka plane krejtësisht të ndryshme. Ai theksoi se, ndryshe nga ai i mëparshmi, kjo nuk do të thotë se ne do të mbledhim poena politike, as votat e qytetarëve nga ana e projekteve të infrastrukturës.

 “Ne nuk kemi qasje të tillë. Ne do të punojmë vetëm projekte kualitative, projekte që zgjidhin probleme afat gjate. Ne duam të investojmë në njerëz, ne duam të investojmë në arsim” ka thënë Arifi, duke shtuar se në Preshevë ka shkolla që janë ndërtuar në vitet  e 60-ta dhe vitet e 70-ta, të shekullit të njëzetë. Siç thotë ai për shkak të problemeve të shumta, do të marrim një projekt nga infrastruktura dhe do ta bartim në arsim.

 “Gjithashtu do të kemi projekte nga lëmia e shëndetësisë, projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në kualitetin e jetës, dhe  buxheti i ri do të drejtohet në zhvillimin ekonomik  të komunës së Preshevës", tha kreu i qeverisjes lokale.

Ne duhet të ndërtojmë perspektivë ekonomike. Ne në Preshevë kemi shumë të rinjë, njerëz akademik. Ne duhet të investojmë që të ndërtohet një sistem që do të sigurojë vende pune dhe një jetë të mirë për të gjithë që jetojnë këtu dhe ata që pas arsimit apo punë jashtë vendit të kthehen në Preshevë, ka përfunduar Arifi.

Burimi: Presheva.com, Jugpress, Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака