01.01.2026.

BE DHE ZVICRA NDIHMOJNË 24 PROJEKTE NË SERBI

  • In Lajme
  • 3. August 2016.
  • 30 Views
BE DHE ZVICRA NDIHMOJNË 24 PROJEKTE NË SERBI

Beograd – Bashkimi Evropian dhe Qeveria Zvicerane, nëpërmjet programit të zhvillimit EU PROGRES do të mbështesin 24 projekte të reja në partneritetit me organizatat shoqërore dhe civilie si dhe me qeverisjet lokale në shumë prej  320,100 euro.

Beograd – Bashkimi Evropian dhe Qeveria Zvicerane, nëpërmjet programit të zhvillimit EU PROGRES do të mbështesin 24 projekte të reja në partneritetit me organizatat shoqërore dhe civilie si dhe me qeverisjet lokale në shumë prej  320,100 euro. Siç thuhet në njoftim, projektet kryesisht kanë për qëllim të kontribuojë në fuqizimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në mesin e grupeve më të cenueshme të popullatës në juglindje dhe jugperëndim të Serbisë, si dhe përmirësimin dhe përfshirjen e tyre sociale . Në thirrjen e raundit të dyt nga  Fondin për pjesëmarrjen e qytetarëve, e cila ishte shpallur në mars të këtij viti, kanë arritur 48 aplikime, dhe projektet më të mira janë aprovuar për financim që do të zbatohen në 20 programe të komunave. Organizatat partnere kanë siguruar bashkë-financim në vlerë prej 44,300 euro.

Menaxherja e sektorit për qeverisje të mirë dhe përfshirjes sociale në kuadër të EU  PROGRESIT Ana Nedeljkoviq tha se projektet e Fondit për pjesmarrjen e qytetarëve janë të karakterit europian të programit të EU PROGRESIT për shkak se ata inkurajojnë partneritete ndërmjet qeverive lokale dhe organizatave joqeveritare, të cilat formojnë bazën e qeverisjes së mirë. Siç theksoi ajo, pikërisht  qytetarët me njohurit dhe energjinë e tyre mund të ndihmojë komunat e veta për të identifikuar nevojat dhe për ti zgjidhur problemet e përbashkëta që ekzistojnë në komunitet. Ajo tha se përmes projekteve të tilla Europa është më afër qytetarëve të Serbisë, për shkak se ata kontribuojnë në ndryshimet konkrete dhe në jetën e përditshme të njerëzve.

Bashkëpuntorja e programit  për përfshirjen sociale Biljana Keriq tha se nëpërmjet projekteve të reja vazhdojnë të punojnë së bashku për fuqizimin ekonomik të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara, për të filluar punësimin nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të re sociale, dhe se ata do të punojnë për përmirësimin e qasjes dhe barazisë në shëndetsi si dhe në mbrojtje sociale për qytetarët më të rrezikuar, duke futur metoda të reja të tilla si terapi Neurofeedback.

"Ne do të promovojmë bashkëpunimin ndërkulturor ndërmjet të rinjve dhe do të punojmë në përmirësimin e procedurave për financimin e sektorit civil nga fondet e buxhetit vendor", tha Keriq. Ajo kujton rezultatet e mira që kanë arritura nëpërmjet 19 projekteve të financuara me 400.000 euro në raundin e parë të Fondit për pjesëmarrjen e qytetarëve, duke deklaruar se ata themeluan dy ndërmarje shoqërore sociale në Lebane dhe në Bosilegrad, më shumë se 30 gra nga kategoria më e vështirë për të punsur kanë marrë  punë të përhershme, si dhe ata kanë siguruar 23 vende pune të përkohshme për personat me aftësi të kufizuara me mundësinë e punësimit të tyre të mëtutjeshëm. Projektet kanë kontribuar edhe në fuqizimin ekonomik të 30 familjeve më të rrezikuara në zonat rurale të cilët kanë filluar prodhimin e mjaltit dhe perimeve.

Në deklaratë thuhet se lista e projekteve të miratuara është në dispozicion në faqen e internetit të PROGRESIT Europian. Aktivitetet dhe programet të EU PROGRESIT, që ndihmojn në zhvillimin e qëndrueshëm të Serbisë jugore dhe jugperëndimore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës mbështesin me një total prej 24.46 milionë euro. Programi synon të forcojë administratën lokale, të krijojë një ambient më të favorshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe përmirësimin e zbatimit të politikave në fushën e përfshirjes dhe në teren si dhe aktivitetet sociale të kryera nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet e projekteve (UNOPS). Komunat e përfshira në program janë: Novi Pazar, Ivanjica, Nova Varosh, Priboj, Prijepolje, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperëndim të Serbisë, si dhe Prokuplje, Bllac, Zhitoraqa, Kurshumlisë, Leskovac, Bojnik, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Crna Trava, Vranja, Bosilegradi, Bujanoci, Vladiçin Han, Presheva, Surdulica, Trgovishta, Brusa, Aleksinc, Gadzhin Han, Doljevci, Meroshina, Svrljiga, Babushnica, Bella Pallanka dhe Knjazhevc.

Burimi: Rts, Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака