Beograd – Njëzet e dy njerëz të rinj nga 14 komuna nga jugperendimi dhe juglindja e Serbisë do të fillojnë bizneset e tyre përmes ndihmës së Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës, të cilat përmes programit zhvillimor Progresit Europian do t`i ndahen 183.307 euro për aktivitetet të cilat kanë për qëllim inkurajimin e sipërmarrësisë në mes të rinjëve. Ndërmarrësit dhe ndërmarreset e reja të cilët planifikojnë që të mirren me teknologjitë informative dhe dizajn, prodhimin e veshjeve, përpunimin dhe konzervimin e pemëve dhe perimeve, do të marrin pajisijet në mënyrë që të fillojnë bizneset e tyre.

„Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë përkrahur të rinjët nga këto komuna që të zhvillojnë idetë e tyre biznesore dhe të themelojnë punën e tyre, çka ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në jetën e tyre dhe të familjeve, por edhe në ekonominë lokale. Sipërmarrëset e sipërmarrësit e rinj në këtë mënyrë do të japin shembull të mirë moshatarëve të tyre, dhe kështu sëbashku do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit të papunësisë në këtë segment të popullatës”, ka thënë Grem Tyndal, udhëheqës i programit të Progresit Europian.
„Fillimi i biznesit tim ka qenë qëllimi im prej se e kam kryer shkollimin, ndërsa synim kam që në këtë punë krerative t`i përfshij edhe të rinjët tjerët nga qyteti im”, tha Nikolla Cvetkoviq nga Vraja, të cili përmes përkrahjes së Progresit Europian do të filloj biznesin e tij në që ka të bëjë me shkrimin mbi tekstil.
Gjatë afatit të ftesës publike, Progresi Europian ka organizuar nëntë info sesione të cilat kanë grumbulluar më shumë se 200 pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse, ndërsa në këtë konkurs kanë me konkuruar 92 paraqitje.
Programi i Progresit Europian sipërmarrësve dhe sipërmarrësve të reja në të ardhmen do t`i ofroj trajnim dhe përkrahje mentoriale në fillim të biznesit në fushat e menaxhimit, marketingut dhe planifikimit biznesor, në mënyrë që të sigurohen qëndrueshmëria e bizneseve të tyre.
Regjistrimi i kompanive të reja dhe blerja e pajisjeve do të filloj në tetor të vitit 2016.
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë në mesin e atyre komunave të përfshira në programin e Progresit Europian.
Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues