01.01.2026.

PROJEKTI “NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE” NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 5. October 2016.
  • 34 Views
PROJEKTI “NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE” NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

Bujanoc – Shoqata e qytetarëve Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në jugun e Serbisë nga Leskoci, ka filluar realizimin e projektit “Nevojat kulturore të të rinjëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Si deri tek dialogu”, të cilën e financon Unioni Europian, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit të Progresit Europian.

Qëllimi i projektit është zhvillimi dhe promovimin e dialogut ndëretnik dhe interkulturor për arsyet të rritjes së kohezionit të bashkësisë, ndërsa posaçërisht ndër të rinjëve të bashkësisë serbe, shqipe dhe rome në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Qëllimi i projektit është avansimi i jetës kulturore të të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si edhe përmirësimi i atmosferës së përgjithshme në mesin e bashkësive të ndryshme etnike.

Me projekt është paraparë realizimi i nevojave të hulumtimit kulturor të të rinjëve në tri komuna, individualisht në në secilën nga bashkësitë nacionale serbe, shqipe dhe rome.

„Me analizën e rezultateve të fituara të anketës do të theksohen nevojat identike të cilat i kanë definuar njerëzit e rinj nga këto tri komuna”, ka thënë koordinatori i projekti Lilana Stojanoviq.

Në kuadër të projektit do të organizohen tryezat e rrumbullakëta në të cilën të rinjët serb, shqiptar dhe rom në këto tri komuna, do të bisedojnë rreth asaj se çka i mungon të rinjëve në jetën kulturore në secilën nga këto tri komuna dhe do të  nisen iniciativat për veprimtari të përbashkët ndaj organeve lokale të pushtetit dhe insitucioneve kompetente në Serbi. Në tryezat e rrumbullakëta do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe lokale dhe bashkësisë ndërkombëtare.  

Në kuadër të projekti do të përpilohet edhe publikimi i botuar për rezultatet e hulumtimit të nevojave kulturore të të rinjëve në gjuhën serbe, shqipe dhe rome. Rezultatet e hulumtimit do të jenë tregues relevant të cilët mund të jenë pjesë e stretegjive komunale për të rinjët.

Partner në këtë projekt janë komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака