Bujanoc – Në seancën konstituive të Këshillit për Barazi Gjinore të Kuvendit të komunës së Bujanocit, njëzëri është miratuar plani aksionar i trupit të kuvendit shtatë anëtarësh, në krye të cilës për kryetare u zgjodh Albulena Aliu nga Tërnoci i Madh, profesoreshë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe njëkohëshisht këshilltare në parlamentin lokal.

Kryetarja e Këshillit ka delkaruar se në planin aksionar lokal, të cilin e kanë përkrahur financiar programi i Progresit Europian, janë definuar të gjitha aktivitetet të cilat vetqeverija lokale duhet t`i realizoj në tri vitet e ardhshme.
“Në mes të tjerash, duhet të punohet në rritjen e pjesëmarrjes së gravë në procedurën e marrjes së vendimeve, në avansimin e luftës kundër dhunës dhe përmirësimin e shëndetit të grave”, ka thën Aliu.
Anëtarët e Këshillit kanë dërgyar propozimin e KK Bujanocit, që të shqytroj iniciativën e tyre për plotësimin e planit aksionar lokal. Ai i përket kushtimit më të madh të vëmendjes në zhvillimin psiqiko-social të fëmijë, çka nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës për logopend dhe defektolog në shkollat fillore.
Kryetari i KK të Bujanocit Jonuz Musliu, i cili deri tek zgjedhja e kryetares e udhëhoqi mbledhjen, foli për rëndësinë e këshillit:
“Këshilli për Barazi Gjinore ka rol të veçant, duke marrë parasysh që komuna jonë është mjedis shumëetnik. Shpresoj që anëtarët e tij me angazhimin e vet do të japin kontribut në zhvillimin dhe mirëqenien e bashkësisë lokale. Pres që për këtë qëllim të bashkëpunojmë edhe me trupat e tjerë kuvendor”, ka thënë Musliu.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues