Beograd – Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur kënaqësinë që në bisedime me kryetarin e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka pasur mundësinë që të shoh gadishmërinë në zgjidhjen problemeve të shqiptarëve në jugun qendror të Serbisë.

Beograd – Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur kënaqësinë që në bisedime me kryetarin e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka pasur mundësinë që të shoh gadishmërinë në zgjidhjen problemeve të shqiptarëve në jugun qendror të Serbisë.
Ai pas bisedës me përfaqësuesit e shqiptarëve nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ka thënë se do të tentoj që të ndihmoj shqiptarët në jugun e Serbisë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Plani i tij ka qenë që të konkretizoj ndihmën në përkrahjen e Beogradit dhe se shqiptarët e jugut të Serbisë të jenë lidhja në mes Beogradit dhe Tiranës. Kështu që ka paralajmruar binjakëzimin e qyteteve nga Shqipërisë me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjës, kështu që të kontribuohet në realizimin e programeve konkrete të programeve për ndihmë.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi, ka thënë se takimi ka qenë i rëndësishëm dhe praktik. Ai ka thënë se kryeministri Rama ka dhënë propozim direkt se me bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë të zgjidhen problemet aktuale në arsim, përdorimin e teksteve shkollore, njohjen e diplomave dhe shumë problemeve tjera jetësore, si dhe në zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi ndërkufitiar dhe shfrytëzimi i fondeve IPA mund të kontribuoj zhvillimit të këtij rajoni, Ai ka vlerësuar se idea e shkëlqyeshme është që të ndihmohet zhvillimi i komunave në jugun e Serbisë përmes binjakëzimit me komunat në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se me Ramën është biseduar mbi problemet e shumëta, veçanërsiht rreth nostrifikimit të diplomave, por edhe zhvillimit ekonomik të këtij territori. Kryeministri i Shqipërisë, siç ka thënë ajo, ka marrë obligim që të ndihmoj zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Jam e sigurt që të gjithë problemet dhe kërkesat e tona do t`i dërgohen kryeministrit të Serbisë”, ka theksuar ajo.
Ka rikujtuar se përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë kanë qenë të gatshëm që të jenë pjesë e shumicës qeveritare dhe të hyjnë në Qeverinë e Serbisë, por deri tek ajo nuk ka ardhur. Janë kërkuar ndryshime në Trupin Koordinues, por siç ka thënë ajo, deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues











