02.01.2026.

PROJEKTI I THEMELIMIT TË KOOPERATIVËS SË PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTARE NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 1. November 2016.
  • 39 Views
PROJEKTI I THEMELIMIT TË KOOPERATIVËS SË PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTARE NË BUJANOC

Bujanoc – Nxënësit e shkollës në gjuhën shqipe “Sezai Surroi” dhe ata të shkollës në gjuhën serbe “Sveti Sava”, kanë arritur që me projektin tyre të thyejnë terrin dhe paragjykimet në mardhëniet serbo-shqiptare.

Bujanoc – Nxënësit e shkollës në gjuhën shqipe “Sezai Surroi” dhe ata të shkollës në gjuhën serbe “Sveti Sava”, kanë arritur që me projektin tyre të thyejnë terrin dhe paragjykimet në mardhëniet serbo-shqiptare.

Në kuadër të projekti “Kooperativa e nxënësve si mjet për tejkalimin e distancës ndëretnike në mes të rinjëve serbë dhe shqiptarë”, kanë arritur të themelojnë kooperativën e përbashkët të nxënësve. Kanë hapur shitoren për suvenire në të cilën prodhohen dhe shiten suvenirë, kanë gazetë të përbashkët shkollore në të cilën tekstet dalin në gjuhën serbe dhe shqiptare, dhe fituar shtypshkronjën e vogël dhe kështu tash mund vet të shtypin.

Më herët ka dalur numri i katërt i revistës “Youth Union”. Sëbashku kanë ndihmuar emigrantët që kanë arritur në Preshevë dhe Bujanoc. Në kooperativë planifikojnë edhe më shumë prodhimin e luleve dhe bimëve mjekësore. Sëbashku shkojnë në ekskursione, kështu që kanë qenë në Novi Sad dhe Zrenjanin.

Përvoja me të rinjët nga këto dy shkolla jep optimizëm që është i mundshëm normalizimi. Fëmijët janë të gatshëm që të mësojnë gjuhën e fqinjëve të tyre shqiptarë dhe serbë, si dhe rom. Në gjithë këtë e stimulon puna e përbashkët në kooperativë dhe revistën në të dy gjuhën, shëtitja në udhëtime të përbashkëta etj.

Projektin e kanë ndihmuar financiarisht UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës dhe e Serbisë. Ndihma dhe përkrahja e projektit ka arritur edhe nga vetqeverisja lokale e Bujanocit, si dhe nga Qendra për Rajonalizim.

Për tani në prodhimet e suvenireve në shitore janë këto stoli: medalionet antike, unaza dhe vathë, zbukurime me motive nga Bujanoci, çanta për blerjen me lokalizma të shkruara, tradita dhe meny gastronomike “alla Bujanocase”.

Këto shkolla, të cilat më herët kanë nëshkruar marrëveshjen dhe janë dakorduar për të drejtat e përbashkëta multietnike, do të vazhdojnë të udhëheqin kooperativën me kënaqësinë e nxënësve të tyre. Kooperativa në të dy shkollat ku ligjerohet në gjuhën serbe dhe shqipe, do të thotë se përbërja e shoqërise e cila grumbullon dhe do të punojë  në kooperativ gjithmonë do të ndryshoj sipas gjeneratave të cilat e kryejnë shkollimin.

Madhësia e kësaj përfshirje shikohet në dëshirën e të rinjëve që aktivisht të marrin pjesë në thyerjen e stereotipeve, ndërsa para së gjithash në guximshmërinë e tyre që në mënyrë të qartë, me zë dhe publikisht të thojnë dhe tregojnë veprat personale.

Burimi: Autonomia dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака