02.01.2026.

KOMUNA E PRESHEVËS VITIN E ARDHSHËM DO TË INVESTOJË SËPARI NË NJERËZ

  • In Lajme
  • 1. November 2016.
  • 42 Views
KOMUNA E PRESHEVËS VITIN E ARDHSHËM DO TË INVESTOJË SËPARI NË NJERËZ

Preshevë – “Buxheti i komunës së Preshevës për vitin e ardhshëm nuk do të jetë i drejtuar kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës, por edhe në resurset njerëzore dhe përvetësimin e kuadrove, sepse kjo është mënyra e vetme që komuna të zhvillohet dhe të krijohen kushtet për prosperitet ekonomik, ka deklaruar shefi i kabinetit kryetari të kryetarit të komunës së Preshevës, Gazmend Selmani.

Selmani ka thënë se ndarjen e mjeteve komunale e kanë përkrahur edhe pjesëmarrësit në debatin publik mbi buxhetin për vitin 2017, i cili javën e shkuar është organizuar me të gjithë shfrytëzuesit direkt të buxhetit, por edhe qytetarët e komunës së Preshevës.

„Debati publik para miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm është i pari në histori i cili është mbajtur në komunën e Preshevës. Kemi organizuar me qëllim që të tregojmë që buxheti është udhërrëfyesi i cili tregon se si ta zhvillojmë shoqërinë tonë në të ardhmen”, tha Selmani.

Selmani ka theksuar se në debatin për buxhetin e vitit 2017, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e shkollave, institucioneve dhe kompanive publike, përfaqësuesit e bashkësive lokale, sipërmarrësve dhe bujqëve lokal, si dhe të gjithë qytetarët e interesuar.

Sipas fjalëve të tija, qëllimi i administratës lokale në Preshevë është përfundimi i zonës industrial në këtë qytet, gjë që është parakusht për tërheqjen e investitorëve vendor, por edhe të huaj.

„Vetëm se kemi investitorë të interesuar potencial që të investojnë në Preshevë, për këtë dëshirojmë që sa më parë të kryejmë zonën industriale. Pres që të gjitha punimet të kryhen deri në prill apo maj të vitit të ardhshëm”, ka thënë Selmani.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака