02.01.2026.

NDARJA E SUBVENSIONEVE PËR BUJQIT NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 1. November 2016.
  • 44 Views
NDARJA E SUBVENSIONEVE PËR BUJQIT NË MEDVEGJË

Medvegjë – Komunën e Medvegjës e ka vizituar Shërbimi këshillues professional bujqësor nga Leskoci (SHKPB), i cili ka mbledhur bujqit nga komuna e Medvegjës, ku janë mbajtur ligjeratë dhe ndarja e kontratave për përdoruesit e amviserive bujqësore.

Medvegjë – Komunën e Medvegjës e ka vizituar Shërbimi këshillues professional bujqësor nga Leskoci (SHKPB), i cili ka mbledhur bujqit nga komuna e Medvegjës, ku janë mbajtur ligjeratë dhe ndarja e kontratave për përdoruesit e amviserive bujqësore.

Të pranishmit i ka vizituar kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, i cili është faleminderuar për ndihmën dhe këshillat e deritanishme të cilat SHKPB-ja i ka dërguar të gjithë të interesuarve në këtë komunë.

Nga Leskoci, pranë shërbimit bujqësor, ka marrë pjese dr Bratisllav Peshiq, profesor i Shkollës së Lartë Bujqësore në Prokuple dhe redaktori kryesor i Listës së Leskocit “Bereqeti”, si dhe Aleksandar Mitiq, këshilldhënës për pemtari dhe vreshtari.

„Në buxhetin e viti 2016, për bujqësi janë paraparë mjetet e dedikuara në vlerë prej 10 milionë dinarëve, çka është dyfish më e lartë në raport me vlerën e vitit të kaluar. Nga kjo shumë 9,5 milionë dinarë janë të dedikuara për investimin e blerjes së mekanizmave, kafshëve dhe mëshqerrave”, ka thënë Arsiq.

Kontrata është nënshkruar me 56 bujqit të programit stimulues për blerjen e mjeteve fizike të amviserive bujqësore, vlera e përgjithshme prej 3.100.000 dinarë.

Deri në fund të vitit mbetet që nga buxheti të paguhet edhe kësti i katërt apo i fundit për edhe 30 përdorues. Kryetari i komunës Nebojsha Arsiq ka theksuar se konkursi për masën e mbarësimit artificial është ende në vazhdë, si edhe janë dërguar rreth 70 kërkesa në vlerë të përgjithshme prej 385.500 dinarëve.

Zotri Peshiq tha se në plan është edhe program i bashkëpunimit ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Serbisë, në kuadër të IPA – projektit për bashkëpunim ndërrajonal në vlerë prej 600 mijë dinarëve, ku për komunën e Medvegjës janë të ndara gjysma e vlerës së theksuar.

Pjesëmarrje në bised kanë marrë edhe bujqit të cilët kanë treguar gjendjen e përgjithshme në terren.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака