02.01.2026.

QENDRA PËR POLITIKË SOCIALE: FTESA PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR VETËPUNËSIM (AFATI 9 DHJETOR 2016)

  • In Lajme
  • 4. November 2016.
  • 33 Views
QENDRA PËR POLITIKË SOCIALE: FTESA PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR VETËPUNËSIM (AFATI 9 DHJETOR 2016)

Në bazë të Kontratës mbi ofrimin e shërbimeve në projektin “Mbështetja e komunave në përmirësimin e përfshirjes socilae përmes punësimit të grupeve të rrezikuara dhe margjinalizuara”, të cilat financohen nga UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes programit të Progresit Europian, Qendra për Politikë Sociale…

Në bazë të Kontratës mbi ofrimin e shërbimeve në projektin “Mbështetja e komunave në përmirësimin e përfshirjes socilae përmes punësimit të grupeve të rrezikuara dhe margjinalizuara”, të cilat financohen nga UE-ja, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes programit të Progresit Europian, Qendra për Politikë Sociale ka shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për vetëpunësim në qëllim të përforcimit ekonomik të grupeve të rreziluara dhe të margjinalizuara në territorin e vetqeverisjeve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mjetet e pakthyeshme për vetëpunësim janë të dedikuara për personat e papunësuar të paraqitur në Shërbimin Nacional për Punësim të cilët i takojnë kategorisë së rëndë për t`u punësuar: të rinjët deri në 30 vjet, ponëtorët e tepricë, pjesëtarët e pakicës kombëtare rome, personat e papunësuar më të vjetër se 50 vjet, personat me invaliditet dhe personat me kualifikim të ulët apo të pakualifikuar (me kusht të arsimimit funksional).

Gratë dhe prindërit e vetëm vlerësohen në mënyrë plotësuase.

Mjetet e pakthyeshme për vetëpunësim në pajisje ndahen për personat e papunësuar me biznes planet më të mira, edhe atë në vlerë deri 3.000,00 euro. Vlera e përgjithshme për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme është 81,000.00 euro.

Personat  e papunësuar mund të realizojnë të drejtën për mjetet e pakthyeshme për vetëpunësim po nëse planifikon hapjen e biznesit në fushën: prodhimin/zanatit prodhues të industrisë ushqimor (përpunimit të ushqimit) dhe veprimtarive shërbyese.

Ditët informative do të mbahen prej 14 deri 21 nëntor 2016, në periudhën prej orës 12,00 deri 16,00, ku të gjithë të interesuarit mund të marrin shumë informacione rreth kushtet të Ftesës publike. Informacionet rreth terminave të saktë dhe vendeve të mbajtjes së ditëve informative do të jenë të qasura në ueb faqen e Qendrës për Politikë Sociale.

Paraqitja me planin e biznesit dorëzohet personalisht apo me postë në Qendrën Edukative, Masarikov Trg 32, Leskoc, deri më datë 9 dhjetor 2016.

Për më shumë informacione për ftesën dhe formualrin e Paraqitjes me biznes planin janë të qasura në http://csp.org.rs/sr/javni-poziv-za-dodelu-bespovratnih-sredstava-za-samozapo%C5%A1ljavanje.html

Burimi: Qendra për Politikë Sociale dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака