Bujanoc – Organizata Turistike e Bujanocit (OTB) ka aplikuar në ambasadën e Republikës së çekisë në Serbi për mjetet financiare për përpilimin e projektit të kategorizimit të objekteve të akomodimit privat dhe edukimin e pronarëve të tyre.

„Punët e kategorizimit të amviserive turisike fshatare dhe objekteve për dhënien me qira të dhomave janë në kompentencë të komisionit komunal pesë anëtarësh në të cilën përfshihet edhe OTB-ja. Në bazë të vendimit mbi kategorizimin e objekteve, të cilat i lëshon vetqeverisja lokale, qiradhënësi me Organizatën Turistike nënshkruan kontratë mbi qiranë. Pastaj pason shënimi i objekteve dhe edukimi i pronarëve të tyre”, tha turizmologu Stanko Ikiq, i cili është bashkëpunëtor i pavarur profesional në OTB.
Në territorin e komunës së Bujanocit deri më tani janë kategorizuar 15 objekte të akomodimit privat, porn ë Organizatën Turistike vlerësojnë se ka rreth katërdhjetë.
Këto objekte disponojnë 120 shtretër për lëshim me qira. Vlera e taksës së qëndrimit, e cila shkon në buxhetin e komunës së Bujanocit është 40 dinarë për persona fizik dhe 60 dinarë për persona juridik.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues