02.01.2026.

TRUPI KOORDINUES KA SIGURUAR ÇANTAT DHE ARTIKUJT SHKOLLOR PËR TË GJITHË FATOSAT NGA MEDVEGJA

  • In Lajme
  • 17. November 2016.
  • 38 Views
TRUPI KOORDINUES KA SIGURUAR ÇANTAT DHE ARTIKUJT SHKOLLOR PËR TË GJITHË FATOSAT NGA MEDVEGJA

Medvegjë – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues ka vizituar Shkollën Fillore “Jabllanica e Epërme” dhe për nxënësit e klasave të para ka ndarë çantat dhe artikujt shkollor të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues. Në përputhje me aktivitetet e rregullta, Trupi Koordinues për fatosat nga territori i komunës së Medvegjës ka siguruar gjithsej 86 komplete të artikujve dhe çantave shkollore. 

Në shenjë faleminderimi, nxënësit e Shkollës Fillore “Jabllanica e Epërme” kanë përgaditur program kulturor dhe artistik, ku në këtë ngjarje morri pjesë edhe Nebojsha Arsqi, kryetari i komunës së Medvegjës.

Zoran Stankoviq ka uruar nxënësit dhe profesorët vit të suksesshëm shkollor dhe ka thënë se vitin e ardhshëm do të kishte dëshiruar që Trupi Koordinues t`i pres fatosat si mysafir në Beograd dhe do të përpiqet që për këtë aktivitet Shërbimi i Trupit Koordinues do të siguroj mjete. Stankoviq ka biseduar me të vegjëlit dhe ka porositur që të mësojnë, të mundohen që të arrijnë rezultate të mira dhe sukses të shkëlqyeshëm, sepse në të ardhëmen ata do të kenë mundësi që të krijojnë kushte të mira për jetë për të gjithë qytetarët e komunës së Medvegjë. 

Nebojsha Arsiq, njeriu i parë i kësaj komune, ka faleminderuar Zoran Stankoviqin dhe Trupin Koordinues në realizimin e aktiviteteve duke theksuar se me këtë organ shtetëror, vetqeverisja lokale ka bashkëpunim të shkëlqyer. Ai ka thënë se sigurimi i artikujve shkollor është njëri ndër aktivitetet më të rëndësishme të Trupit Koordinues, sepse direkt ndihmon familjet që më lehtë të ballafaqohen me harxhimet gjatë shkollimit të fëmijëve.

Stankoviq dhe Arsiq kanë biseduar edhe me problemet aktuale me të cilat ballafaqohet komuna e Medvegjës dhe janë dakorduar për disa aktivitetet të parapara për periudhën e ardhëshme.

Burimi: Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака