02.01.2026.

ASB KA DHURUAR KREVATE PËR QENDRËN PRANUESE NË PRESHEVË

  • In Lajme
  • 17. November 2016.
  • 38 Views
ASB KA DHURUAR KREVATE PËR QENDRËN PRANUESE NË PRESHEVË

Preshevë – Organizata gjermane ASB pajisur Qendrën Pranuese për Emigrant në Preshevë dhe në të ka vendosur 50 krevatë me dyshekë dhe mbulesa. Krevatët janë donacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe do të kontribuojnë që refugjatët dhe emigrantët në qendër të kenë sa më kushte të mira gjatë qëndrimit në dimër. 

Në Qendrën Pranuese në Preshevë momentalisht qëndrojnë rreth 700 emigrantë, ndërsa pothuajse një e katërta janë fëmijë.

Me paratë e UE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, përmes organizatës së ASB-ës, në vitet e fundit për ndihmë ndaj refugjatëve në Serbi janë siguruar 2,5 milion euro ndihma.

Koordinatori i qendrës për pranim Goran Qiriq ka sqaruar se situata në qendër është e mirë dhe se është elimunuar epidemia e shfaqur më herët.

UE-ja në nëntorin e vitit 2015, ka ndarë shtatë milion euro për zgjidhjen e problemeve të emigrantëve në Serbi. Këto të holla janë të dedikuara për pagat e 290 punëtorëve të Komesariatit për Refugjatë dhe Emigracion dhe për blerjen e krevateve.

Deri më tani organizata ASB në Qendrën e Pranimit në Preshevë ka sjellur 250 krevatë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака