02.01.2026.

NISU PËR NË PUNË

  • In Lajme
  • 18. November 2016.
  • 40 Views
NISU PËR NË PUNË

Konkursi për ciklin e ri, të tetë të programit nacional të donatorëve “Nisu për në punë”, të cilin e realizon OJQ Eneka, përmes ndihmës së kompanisë “Filip Morris” në Serbi, është hapur më 25 tetor dhe do të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm. Programi ka për qëllim që të përkrah fillimin dhe avansimin e kompanive të vogla dhe familjare në gjithë Serbinë.

Me programin “Nisu për në punë”, 100 sipërmarrës të rinj këtë vit do të marrin mjete të pakthyeshme për blerjen e pajisjeve të nevojshme për fillimin e biznesit apo avansimin e biznesit personal. Përveç kësaj, përdoruesëve do t`iu jenë në gadishmëri edhe numër i madh i trajnimeve dhe ndihma këshilluese nga ekspertët ekonomik, të cilët do t`i udhëzojnë në bazat e sipërmarrësisë së vogël. 

Programi siguron mjete të pakthyeshme në vlerë prej 250.000 dinarë në pajisjen e nevojshme për fillimin apo avansimin e veprimtarisë sipërmarrësore, trajnimet biznesore dhe profesionale dhe ndihmën e përhershme këshilluese nga ana e ekspertëve ekonomik.

Programi “Nisu për në punë” është i dedikuar personave me ide të mirë biznesore, përkatësisht atyrëve që kanë shpirt sipërmarrësor të cilëve përshkak të statusit social nuk kanë arritur të marrin kredi nga bankat komerciale.

Kushtet e konkursit përfshijnë: vendbanimin apo vendqëndrimin në territorin e Republikës së Serbisë, idenë e mirë dhe të qëndrueshme biznesore për fillimin apo avansimin e biznesit personal dhe formularin paraqitës të plotësuar.

Afati për paraqitje është 31 janar 2017.

Për më shumë informacione si dhe formularin aplikues  mund t`i merrni në këtë adresë http://www.pokrenisezaposao.rs/prijavi-se  

Burimi: Nisu për në punë dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака