Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për Çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandër Vulin dhe kryetarët e 14 qyteteve dhe komunave të prekura nga kriza e emigrantëve, kanë nënshkruar në Preshevë Marrëveshjen për Bashkëpunim.
Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për Çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandër Vulin dhe kryetarët e 14 qyteteve dhe komunave të prekura nga kriza e emigrantëve, kanë nënshkruar në Preshevë Marrëveshjen për Bashkëpunim.
Me këtë marrëveshje është paraparë për forcimin e kapaciteteve infrastrukturore të vetqeverisjeve lokale të cilat direkt i ndihmojnë emigrantëve.
Për programin e “Forcimit të infrastrukturës sociale në komunat të prekura nga kriza emigrantëve”, Qeveria Gjermanisë ka dhuruar 5,4 milion dinarë.
„Kjo është ndihmë e rëndësishme për vetqerisjet lokale. Përveç të hollave kjo është e rëndësishme për dikë jashtë kufijve të njoh atë çka e kemi bërë dhe atë që bëjmë që t`i ndihmojmë emigrantët. Bashkarisht ky është faleminderim i qytetarëve për durimin të cilin e kanë treguar dhe kanë kontribuar që emigrantët të jenë gjithmonë të pranuar me dinjitet dhe kujdes. Gjitha këto që do t`i ndërtojmë, shkollat, rrugët, objektet gjitha këto do t`i mbesin qytetarëve kur kriza emigrantëve të kaloj”, ka deklaruar ministri Vulin.
Drejtori i Zyrës së Bankës Zhvillimore Gjermane në Beograd (KFË), Arne Gros, ka shprehur kënaqësisnë me nënshkrimin e marrëveshjes dhe se donacioni do të ndihmoj njerëzve të thjeshtë.
„Marrëveshja është e rëndësishme për qytetarët të cilët kanë kontribuar gjatë krizës së emigrantëve. Më vjen mirë që jemi pjesë e ndihmës dhe që ndihmojmë”, tha Gros.
Ministri Vulin ka përsëritur se Serbia nuk ka nxitur krizën e emigrantëve dhe se Serbia nuk mund ta ndalojë atë, por dëshiron që emigrantët të kenë kushte solide për qëndrim dhe të ndihen me dinjitet.
Me këtë marrëveshje është paraparë financimi i 27 projekteve individuale në 14 qytete dhe komuna.
Burimi: Tanjug, Politika, RTS dhe Trupi Koordinues











