Medvegjë – Në kuadër të renovimit dhe rekonstruktuimit të qendrës së Medvegjës, rregullohet edhe sheshi pranë Shtëpisë së Kulturës të cilin do ta zbukuroj edhe fontana. Kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, ka thënë se nuk ndryshohen pllakat pranë sheshit, të cilat janë të vjetra, ndërsa fontana e vjetër do të zëvendësohet me të fontanën e re.
Medvegjë – Në kuadër të renovimit dhe rekonstruktuimit të qendrës së Medvegjës, rregullohet edhe sheshi pranë Shtëpisë së Kulturës të cilin do ta zbukuroj edhe fontana.
Kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, ka thënë se nuk ndryshohen pllakat pranë sheshit, të cilat janë të vjetra, ndërsa fontana e vjetër do të zëvendësohet me të fontanën e re.
„Në shesh është paraqitur gropa në të cilën grumbullohet uji ditëve me shi, ndërsa fontana e vjetër pothuajse është e tëra jashtë funskionit. Për këtë hap kemi vendosur në mënyrë që Medvegja që të bëhet më e bukur”, ka thënë Arsiq.
Ky investim kushton rreth 7 milion dinarë, ndërsa mjetet për këtë janë siguruar nga buxheti i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Projekti i rekonstruktuimit të sheshit përmes rrugës së selisë së komunës e ka bërë “Invest Produkt”.
Në qendër të Medvegjës rregullohen edhe fasadat, ndërsa Arsiq thotë se nuk do të mbetet me kaq. Është planifikuar që edhe rrugica pranë lumit, e cila prej selisë së komunës të çon deri tek tregu të rregullohet me pllaka dhe të bëhet shesh.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues











