02.01.2026.

MBLEDHJA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES – 03.02.2017.

  • In Lajme
  • 3. February 2017.
  • 34 Views
MBLEDHJA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES – 03.02.2017.

Mbledhja e Kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka filluar me shqyrtimin e raportit, aktiviteteve dhe realizimit të buxhetit të vitit të mëparshëm.

Mbledhja e Kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka filluar me shqyrtimin e raportit, aktiviteteve dhe realizimit të buxhetit të vitit të mëparshëm. Në rend të ditës ka qenë edhe programi i ndarjes dhe shfrytëzimit të mjeteve të Shërbimit të Trupit Koordinues dhe ndarja e mjeteve për komunat, si edhe çështjet aktuale. Kryetari i Trupit Koordinues ka paraqitur edhe planin e aktiviteteve të Trupit Qeveritar për këtë vit.

Në këtë mbledhje të Kryesisë kanë marrë pjesë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Sima Gazikaloviq, nënkryetar i Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, Shqiprim Arifi, Shaip Kamberi dhe Nebojsha Arsiq, kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu dhe Milisav Miletiq, kryetarët e kuvendeve komunale në Bujanoc dhe Medvegjë, dhe deputetët popullor Nenad Mitroviq dhe Fatmir Hasani.

Në këtë mbledhje në cilësi të vëzhguesëve morrën pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të UE-së, OSBE-së dhe ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konsulltimet rreth ndarjes së buxhetit për komunat do të vazhdojnë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Trupit Koordinues, e cila do të mbahet pas dy jave.

Burimi: Trupi Koordinues

 

 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака