Beograd – Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila u mbajt të premten më 24 shkurt, në Pallatin Serbia…
Beograd – Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila u mbajt të premten më 24 shkurt, në Pallatin Serbia, është arritur marrëveshja mbi ndarjen e mjeteve transfere për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në bazë të planit të buxhetit për vitin 2017.
Komunës së Bujanocit i kanë takuar 117.344.250 dinarë, komunës së Preshevës 106.913.000, ndërsa komunës së Medvegjës 36.507.000 dinarë.
Buxheti për këtë vit i Trupit Koordinues i dedikuar për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është rritur për 5,2 milionë dinarë në krahasim nga ai i vitit 2016.
Në mbledhjen e Kryesisë së morrën pjesë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Sima Gazikaloviq, nënkryetar i Trupit Koordinues, Daniella Nenadiq, drejtoreshë e Shërbimit të Trupit Koordinues, kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shqiprim Arifi, Shaip Kamberi dhe Nebojsha Arsiq dhe kryetarët e kuvendeve komunale të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ardita Sinani, Jonuz Musliu dhe Millisav Milletiq, dhe deputeti popullor Fatmir Hasani.
Në këtë mbledhje në cilësinë e vëzhguesëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të UE-së, OSBE-së, ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burimi: Trupi Koordinues











