Bujanoc, Preshevë – Shërbimet e Administratës Policore (PU) në Vrajë, gjatë korrikut të këtij viti do të zhvillohet qitja me armë luftarake në poligonin për qitje të PU-ës, ka njoftuar policia.
Bujanoc, Preshevë – Shërbimet e Administratës Policore (PU) në Vrajë, gjatë korrikut të këtij viti do të zhvillohet qitja me armë luftarake në poligonin për qitje të PU-ës, ka njoftuar policia.
Fjala është për poligonet e rregulluara në fshatin Stuball, ku do të bëhet qitja më 11, 12 dhe 13 korrik, në fshatin Lilancë më 3 korrik dhe në fshatin Leran, në komunën e Preshevës do të realizohet më 4, 5, 6, 7 dhe 10 korrik të këtij viti.
Në këto ditë në kohën prej ora 8 dhe 16, në hapësirat e poligonit ndalohet lëvizja, mbajtja dhe qëndrimi i njërzve, kafshëve, automjeteve motorike dhe karrocave të kafshëve, thuhet në kumtesën e policisë.
Hapësira e poligonit në të cilët do të realizohet qitja do të shënohet me banera të kuq, tabela me shënimin “MOS SHKO MË TEJ – KËTU BËHET QITJA” dhe të sigurohet nga rojtarët.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











