Bujanoc – Në terrenin sportive të shkollës në fshatin Rakovcë, më 13 korrik, fillon Festivali i 9 Ndërkombëtar i Folkorit, të cilin përveç asambleve vendore do të marrin pjesë edhe ansamblet nga Maqedonia fqinje.
Bujanoc – Në terrenin sportive të shkollës në fshatin Rakovcë, më 13 korrik, fillon Festivali i 9 Ndërkombëtar i Folkorit, të cilin përveç asambleve vendore do të marrin pjesë edhe ansamblet nga Maqedonia fqinje.
Organizatori i këtij manifestimi dyditor ndërkombëtar është SHKA “Vrello” nga Rakovci, e cila është themeluar në vitin 1978.
Kryetari i Shoqatës, Slagjan Petroviq, thekson se festivali për dallim nga tetë vitet e shkuara kur është mbajtur në Bujanoc do të realizohet në Rakovcë.
„Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ku me mysafirët kemi performuar për të gjitha këto vite, është theksuar se është i zënë termini kur ne organizojmë festivalin ndërkombëtar. Megjithatë, mendoj që përveç kësaj me sukses do të organozojmë këtë ngjarje të rëndësishme. Presim një përgjigje të madhe nga publiku dhe një argëtim të mirë”, tha Petroviq.
„Na vjen SHKA “Rinia” nga Kërçova, SHKA “Karposh” nga Kumanova dhe SHKA “Jane Sandanski” nga Strumica. Sigurisht, në festival do të performojë edhe kori i kishës së Shën Prohor Pçinjski nga Bujanoci”, tha kryetari i SHKA “Vrello”, i cili është nikoqir dhe organizator i këtij festivali ndërkombëtar.
Te dyja mbrëmjet e festivalit, më 13 dhe 15 korrik fillojnë në ora 21.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











