03.01.2026.

„PIANO SUMMER” NGA 1 DERI 18 GUSHT NË VRAJË

  • In Lajme
  • 1. August 2017.
  • 35 Views
„PIANO SUMMER” NGA 1 DERI 18 GUSHT NË VRAJË

Vrajë – „Piano Summer” 2017 është festivali i cili mbahet prej 1 deri 18 gusht 2017 në Vrajë.

Vrajë – „Piano Summer” 2017 është festivali i cili mbahet prej 1 deri 18 gusht 2017 në Vrajë.

Koncerti i festivalit parashef program të pasur dhe të llojllojshëm. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në ligjeratat dhe kurset mjeshtërore të pianos, violinës dhe muzikës së dhomës. Përveç koncertit, mbahet edhe Akademia Veror e cila është specifike për atë se kandidatët e kurseve mjeshtërore janë profesorët universitar, artistët, studentët, por edhe shumë fëmijë.

Në kuadër të festivalit do të mbahet edhe Maratona e Pianos, e cila do të mbahet në hapësirë të hapur në shëtitoren e qytetit. Është i dedikuar për gjithë publikun dhe qëllimi i kësaj është promovimi i muzikës klasike.

Jo pak të rëndësishëm janë edhe koncertet autoriale të dedikuar për kompozitorët serb, në mënyrë që artistët dhe studentët nga vende të ndryshme sa më mirë të njihen me trashigiminë tonë muzikore.

Sponsorues të festivalit janë Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë, Qytetit i Vrajës dhe SANU. Partner të festivalit janë Organizata Turistike e Qytetit të Vrajës dhe Shkolla Muzikore Stevan Mokranjac në Vrajë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака