02.01.2026.

KËTË VIT DY “SHKEMBIADA” NË JUGUN E SERBISË

  • In Lajme
  • 11. August 2017.
  • 49 Views
KËTË VIT DY “SHKEMBIADA” NË JUGUN E SERBISË

Bujanoc – Vrajë – Gara kuzhinore “Shkembiada”, e cila sipas traditës në disa vitet e fundit mbahet në fshatin Kërshevicë të Bujanocit, këtë vit këtë për herë të parë do të mbahet edhe në Vrajë.

Bujanoc – Vrajë – Gara kuzhinore “Shkembiada”, e cila sipas traditës në disa vitet e fundit mbahet në fshatin Kërshevicë të Bujanocit, këtë vit këtë për herë të parë do të mbahet edhe në Vrajë.

Sasha Ivanov, drejtori i Organizatës Turistike të Vrajës thotë se “Shkembiada”, do të mbahet në kuadër të manifestimit “Ditët e Vrajës”, dhe atë me iniciativë të njerëzve të cilët viteve të mëhershme e kanë organizuar “Shkembiadën” në Kërshevicë, në mesin e të cilëve ka edhe njerëz nga Vraja.

Organizatori i “Shkembiadave” të mëparshme ka qenë BL e Kërshevicës, Shoqata për Ruajtjen e Fshatrave “Shkembiada” Kalle – Kërshevica dhe Organizata Turistike e Bujanocit, e cila me pjesëmarrjen e vet apo në ndonjë mënyrë tjetër e përkrahin shumë hoteleri nga Vraja.

Manifestimi në Kërshevicë grumbullon njerëzit nga Bujanoci dhe rrethina, Vraja dhe vendet tjera nga jugu i Serbisë, dhe pritet që edhe përgjigja në Vrajë të jetë e mirë.

“Ditët e Vrajës” do të organizohen nga 27 deri 31 gusht, kështu që sëpari do të organizohet “Shkembiada” në Kërshevicë, ndërsa të nesermen në Vrajë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Kooridnues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака