Bujanoc – Nga data 9 gusht deri më 16 shtator, mbahet kampi veror i Kryqit të Kuq të Vrajës “Bellisheva 2017”.
Bujanoc – Nga data 9 gusht deri më 16 shtator, mbahet kampi veror i Kryqit të Kuq të Vrajës “Bellisheva 2017”.
Në kamp marrin pjesë 64 vullnetarë, ndërsa dhjetë prej Kryqit të Kuq të Bujanocit, ka thënë bashkëpuntori profesional i kryqit të Kuq, Vllastimir Stojkoviq.
“Vullnetarët do të kenë edhe puntori rreth shumë temave: alkoolizmi, dhunës në familje, ngjyrosjes dhe pamjes realiste të gjendjes dhe lëndimeve, lufta kundër tregëtisë me njerëz, promovimi i vlerave humane, stilet e shëndetshme të jetës, zgjidhja e konflikteve jo e dhunshme gjatë veprimit në situatat e jashtëzakonshme. Qëllimi kryesor janë përgaditja e ekipit të Kryqit të Kuq, sëpari për garën shtetërore në ofrimin e ndihmës së pare, të cilat do të mbahen në mesin e shtatorit në Rudnik të Millanovcit të Epërm”, ndërsa pastaj edhe në Beograd, në fund të muajit të nëntë të këtij viti.
Qendra për Parandalim e Qendrës Shëndetësore të Vrajës në kamp do të organizoj më 14 gusht kontrollimet preventive falas për të gjithë banorët e Bellishevës, ndërsa vullnetarëve do t`i mbaj ligjeratë dr Dragan Peshiq, në temën e alkoolizmit.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Kooridnues











