02.01.2026.

ËSHTË HAPUR KLUBI I PENZIONERËVE NË BANJË TË SIJARINËS

  • In Lajme
  • 8. November 2017.
  • 48 Views
ËSHTË HAPUR KLUBI I PENZIONERËVE NË BANJË TË SIJARINËS

Medvegjë – Organizata Komunale e Penzionerëve të Medvegjës ka hapur klubin e Shoqatës së Penzionerëve të Banjës së Sijarinës.

Medvegjë – Organizata Komunale e Penzionerëve të Medvegjës ka hapur klubin e Shoqatës së Penzionerëve të Banjës së Sijarinës.

Klubi është vendosur në Shtëpinë e Kulturës në Banjë të Sijarinës dhe është i pajisur duke iu faleminderuar projektit i cili financohet nga buxheti i komunës.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili morri pjesë në hapjen e klubit tha se hyrja në moshën e tretë dhe shkuarja në pension do të thotë zakonisht jetë shoqërore të intesitetit më të ulët dhe kështu “kjo nuk është mirë”.

„Komunikimi me njerëz na mbanë të zgjuar dhe fizikisht aktiv, ndërsa këto janë parakushtet themelore për zvogëlimin e rrezikut nga shumë sëmundje dhe probleme të shpeshta të moshës së tretë, demencies, vetmisë dhe depresionit”, tha Arsiq.

Kryetari i Shoqatës së Pensionerëve të Medvegjës, Milladin Sharac, ka ftuar të gjithë pensionerët dhe vizitorët e Banjës së Sijarinës që një pjesë të kohës së tyre ta kalojnë edhe në klubin e sapohapur.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака