Bujanoc, Beograd – Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi është takuar dje me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Aksel Ditman. Kamberi e njoftoi diplomatin gjerman me situatën politike në komunat Preshevë dhe Bujanoc, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të komunës së Bujanocit.

Në takim është bërë fjalë edhe për vazhdimin e bashkëpunimit potencial në mes organizatës humanitare gjermane “Help” dhe vetqeverisjes lokale të Bujanocit. Rëndësia e integrimeve të shqiptarëve në institucionet shtetërore, gjitashtu ka qenë njëra ndër temat e bisedës së djeshme, thuhet në komunikatë.
„Ambasadori Ditman, si edhe përfaqësuesi i shtetit më me ndikim në Unionin Europian, ka shprehur interesim për inkurajimin dhe përcjelljen e proceseve të avansimit të drejtave të pakicës shqiptare në rrugën e Serbisë në drejtim të Unionit Europian”.
„Gjermania është faktori kyç i stabilitetit në Ballkan”, është vlerësuar në fund të kësaj kumtese.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues