01.01.2026.

“HELP” NË BUJANOC: NDIHMA PËR RIATDHESIM, PERSONAT E RREZIKUAR SOCIAL DHE PËRKRAHJE VETËPUNËSIMIT

  • In Lajme
  • 8. March 2018.
  • 54 Views
“HELP” NË BUJANOC: NDIHMA PËR RIATDHESIM, PERSONAT E RREZIKUAR SOCIAL DHE PËRKRAHJE VETËPUNËSIMIT

Bujanoc – Përfaqësuesi i organizatës gjermane “HELP” Bane Stanojkoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi kanë nënshkruar në Bujanoc kontratën mbi realizimin e projekteve pwr pwrkrahjen e personave tw kthyer për riatdhesim, si edhe për banorët e rrezikuar social.

Përkrahja nënkupton ndarjen e granteve, përkatësisht donatorëve për punësimin e bizneseve të veta, mundësia e rikonstruktuimit të shtëpive, si edhe trajnimit profesional dhe sigurimin e teksteve shkollore për fëmijë, siç ka thënë Stanojkoviq.

Ky projekt në Serbi realizohet tri vitet e ardhshme, vlera e përgjithshme është afër 3 milionë euro, ndërsa financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik e Gjermanisë.

„Për një muaj do të filloj realizimi i edhe një projekti të rëndësishëm – ndihmë gjatë vetëpunësimit të qytetarëve tonë”, tha Kamberi, përmes konstatimit që ky projekt, përmes ndihmës programore do të financohet nga buxheti i vetqeverisjes lokale, do të ofroj mundësi shtesë për vetëpunësim.

Kamberi ka shprehur kënaqësi që pas katër viteve organizata “HELP” është kthyer në Bujanoc.

„Prania e secilës organizatë ndërkombëtare në komunën tonë për neve është e rëndësisë së madhe, posaçërisht që organizata “HELP”, e cili deri më tani ka qenë shembull i praktikës së mirë”, tha Kamberi.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака