Medvegjë – Kryetari i Komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq dhe përfaqësuesi i qytetit të Vracit në Bullgari, Kalin Kamenov, nënshkruan dje një protokoll mbi bashkëpunimin ndërkufitar në Medvegjë, përkatësisht mbi konkurimin e përbashkët në projektet IPA.

Kamenov ka ardhur për vizitë në komunën e Medvegjës me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të mbrojtjes së mjedisit jetësor nga mjetet e Programit IPA.
Protokolli është nënshkruar në kabinetin e kryetarit të komunës së Medvegjës, ndërsa pastaj mysafirët nga Bullgaria, sëbashku me nikoqirët kanë vizituar Banjën e Sijarinës. Në drekën e punës është shqyrtuar edhe bashkëpunimi i dakorduar në mes dy komunave në fushën e kulturës dhe sportit.
Partneri kryesor në projekt do të jetë komuna e Vracit, ndërsa komuna e Medvegjës do të jetë bashkëpartnere.
Për financimin e projekteve në ftesën e dytë janë ndarë diçka më shumë se 12 milionë euro nga mjetet e IPA-s. Afati për dorëzimin elektronik të propozimeve të projetkeve është 23 prill 2018.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues