01.01.2026.

PUSHTETI I BUJANOCIT VAZHDON ME INVESTIME NË INFRASTRUKTURË

  • In Lajme
  • 20. April 2018.
  • 48 Views
PUSHTETI I BUJANOCIT VAZHDON ME INVESTIME NË INFRASTRUKTURË

Bujanoc – Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka marrë pjesë në fillimin e punëve në zgjërimin e rrugës Nasalcë – Letovicë. Në këtë rast, theksoi rëndësinë e kësaj rruge për të cilin për zgjërimin e saj vetqeverisja lokale ka ndarë 10.3 milionë dinarë.

“Rruga Nasalcë – është e rëndësisë së veçantë, jo vetëm për komunën tonë, por edhe për komunën e Preshevës, sepse kjo pjesë lidh dy komunat tona”, tha Kamberi.

Afati për përfundimin e punëve në këtë 2,14 km të pjesës së gjatë është një muaj, ndërsa realizues i punimeve është “Saba Bellça” nga Presheva.

Bujanocin e pret ndërrimi i ndriçimit ekzistues të rrugëve me një sistem ndriçimi të ri dhe modern dhe për këtë projekt, me vlerë 1.5 milion dinarë është nënshkruar një kontratë mbi përpilimin e dokumentacionit të projektit.

Zëdhënësi i kryeshefit të Administratës Komunale, Driton Rexhepi, thekson se me realizimin e këtij projekti do të zvogëlohen harxhimet për ndriçimin publik.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака