Preshevë – Me rastin e Ditës së Evropës, pushteti lokal në Preshevë, i udhëhequr nga Alternativa për Ndryshim organizon tubim në fshatin Miratoc, në kufi me Maqedoninë, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve republikane ndaj kërkesës shumëvjeçare të vendasve për të hapur një kalim kufitar në Miratoc.

Sipas mediave lokale në gjuhën shqipe në tubim duhet të marrin pjesë Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi si dhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu tubimi do të mbahet me moton”Duam qarkullim të lirë, duam hapjen e kufirit”.
Alternativa për Ndryshim përmes rrjeteve sociale ka ftuar qytetarët e komunës së Preshevës që te marin pjesë masovikisht.
Në ftesë thuhet se autoritetet komunale presin që komuna e Likovës do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë hapjen e kalimit kufitar Miratoc-Llojan.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues