01.01.2026.

TURNE NË PING-PONG NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË

  • In Lajme
  • 4. June 2018.
  • 45 Views
TURNE NË PING-PONG NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË

Preshevë – Në Qendrën e Pranimit në Preshevë fillimi i muajit është shënuar me futboll të vogël, këto ditë turneu është mbajtur në pingpong dhe deri në fund të muajit është rezervuar për volejboll.

Preshevë – Në Qendrën e Pranimit në Preshevë fillimi i muajit është shënuar me futboll të vogël, këto ditë turneu është mbajtur në pingpong dhe deri në fund të muajit është rezervuar për volejboll. Të gjitha ngjarjet të organizuara nga Komisariati për Refugjatë dhe Emigracion, lidhin slloganin "Topi është i rrumbullakët".

Në tendë tri tavolina për pingpong dhe pesëdhjetë garues në dy kategori: fëmijë të moshës shkollore dhe të rritur.

Impresionet e tij pas garës i tregon Mortaze nga Afganistani në gjuhën serbe të cilën e ka mësuar në shkollre, me moshatarët nga Presheva:

"Unë luaj pingpong dhe unë luaj mirë, jam në vendin e tretë."

Pingpongu ka lidhur tri Qendra të Pranimit, Vrajës, Bujanocit dhe Preshevës. Të gjitha qendrat kanë tavolinat dhe pajisjet për këtë lojë.

 “Jam faleminderues për të gjithë kampin, janë të dashur dhe organizojnë shumë manifestime sportive”, thotë Ashtani nga Irani.

Kanë luajtuar edhe banorët, të punësuarit në Qendër, Komesariat për Refugjatë dhe në sektorin joqeveritar. Më të mirët kanë marrë medalje dhe kupa, si edhe pajisje sportive.

Ivan Filipoviç, nga Komisariati për Emigracionin dhe Refugjatët, mendon se kjo është mënyra dhe "pingpongu të zhvillohet si sport":

 "Veçanërisht në jug të Serbisë, ku nuk është shumë e zhvilluar, por ne po përpiqemi të organizojmë më mirë këtë ngjarje në mënyrë që fëmijët të jenë të kënaqur, si dhe emigrantët".

Serbia shënon një rënie të lehtë të numrit të emigrantëve. Sipas të dhënave të Komisariatit për Refugjatë dhe Emigracion, aktualisht ekzistojnë rreth tre mijë e gjysmë, dhe një numër i vogël i atyrëve kërkojnë azil.

Burimi: RTS 1 dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka