01.01.2026.

PRESHEVA DHE BUJANOCI MES 6 QYTETEVE ME NATALITET MË POZITIV

  • In Lajme
  • 2. July 2018.
  • 58 Views
PRESHEVA DHE BUJANOCI MES 6 QYTETEVE ME NATALITET MË POZITIV

Preshevë, Bujanoc-Sipas agjencisë së lajmeve "Beta", nga 169 komuna në Serbi, rritje e popullsisë është regjistruar në vetëm gjashtë prej tyre në Preshevë, Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Tutin dhe Novi Pazar.

Sipas të dhënave të Institutit Republikan të statistikave, popullsia më e re jeton në Rrethin e Pçinjës, dhe më i vjetri në Zajeçar.

Në Serbi në vitin 2017 pothuajse 39,000 njerëz më shumë kanë vdekur se sa janë lindur, gjë që tregon se komuna e madhësive si së Beçejit  ose Savski Venac zhduken çdo vit njoftoi fondi Republikan i statistikave.

Niveli më i lartë i lindjeve në vitin paraprak u regjistrua në Novi Pazar, dhe numri më i vogël i njerëzve ka lindur në komunën e Rekovacit.

Mosha mesatare e të vdekurit ishte 75 vjet dhe shkaku kryesor i vdekjes ishte sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut. Një tjetër shkak i vdekjes sipas të dhënaves janë tumoret, nga të cilat pothuajse 22,000 vetë vdiqën në vitin e kaluar.

Numri i banorëve në Serbi në vitin 2017 ishte pak më shumë se shtatë milionë njerëz, shumica prej të cilëve gra, me më shumë se 51 përqind.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 43 vjeç dhe po rritet vazhdimisht. Popullsia në moshë pune në popullsinë e moshës 15 deri në 64 vjeç përbën 66 përqind të popullsisë së Serbisë.

 Burimi:Beta, Jugpres, Bujanovacke dhe Trupi koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака