Bujanoc – Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit, ndau 73 kontrata për subvencionimin e fillimit të biznesit.
Bujanoc – Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit, ndau 73 kontrata për subvencionimin e fillimit të biznesit.
Vlera e përgjithshme e këtij programi është 8,360,000 dinarë (ose 70,000 euro), ndërsa fondet sigurohen nga buxheti i komunës së Bujanocit.
Këtë vit, 15 milionë dinarë nga buxheti i komunës janë ndarë për mbështetjen e biznesit, që është pesë milionë më shumë se vitin e kaluar dhe 13.8 milionë më shumë se në vitin 2016.
Kamberi tha se vetëqeverisja lokale është e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe se hapja e bizneseve të vogla është shumë e rëndësishme sepse krijon vende të reja pune.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











