Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një ftesë publike për pjesëmarrje në programin e promovimit të ndërmarrësisë dhe vetëpunësimit të implementuar nga Zyra për Menaxhimin e Investimeve Publike, në bashkëpunim me Fondin për Zhvillimin e Republikës së Serbisë dhe me mbështetjen e profesionale të KFË.
Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një ftesë publike për pjesëmarrje në programin e promovimit të ndërmarrësisë dhe vetëpunësimit të implementuar nga Zyra për Menaxhimin e Investimeve Publike, në bashkëpunim me Fondin për Zhvillimin e Republikës së Serbisë dhe me mbështetjen e profesionale të KFË.
Fondi i përgjithshëm në dispozicion për zbatimin e këtij programi është 300,000,000.00 dinarë. Nga fondet e përmendura, 250,000,000.00 dinarë janë ndarë për zbatimin e programit, ndërsa shuma prej 50,000,000.00 dinarë është caktuar për shpenzimet e punësimit të një partneri zbatues dhe zbatimit të programeve trajnuese dhe mentoruese.
Në këtë mënyrë Ministria e Ekonomisë fton të gjitha ndërmarrjet e interesuara mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe sipërmarrësit që të aplikojnë për pjesëmarrje në Program.
Qëllimi i përgjithshëm i Programit është të inkurajojë zhvillimin e ndërmarrësisë përmes mbështetjes së integruar për krijimin e bizneseve të reja. Kjo do të krijonte kushtet për krijimin e rritjes së qëndrueshme dhe punësimit.
Objektivat specifikë të Programit janë:
• Promovimi sistematik i ndërmarrjeve mikro, të vogla, dhe të mesme për të përmirësuar mundësitë e vetëpunësimit
• Realizimi i të ardhurave personale
• Mbështetje e sipërmarrjes për gratë, të rinjtë dhe ndërmarrësinë sociale
NMVM dhe sipërmarrësit kanë të drejtë të aplikojnë për një kredi në një bankë partnere, si dhe për grante. Programi gjithashtu inkurajon fondet për sipërmarrësit e rinj të moshës 18 deri në 35 vjeç, gratë sipërmarrëse, të kthyerit dhe sipërmarrësit që investojnë në sektorin e bujqësisë. NMVM dhe sipërmarrësit duhet të jenë fillestarë në biznes. Nëse një njësi ekonomike tashmë operon një biznes, nuk mund të jetë më e gjatë se 24 muaj në kohën e aplikimit.
Pyetjet e konkursit mund të dërgohen në e-mail startup@pks.rs
Ftesa për pjesëmarrje në Program është e hapur deri sa të harxhohen mjetet, ndërsa më së voni deri më 31 dhjetor 2019.
Informacionet shtesë rreth konkursit janë në dispozicion në https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/javni-poziv-za-podnosenje-zahteva-za-kredite-obezbedjene-garancijom-fonda-za-razvoj-i-ucestvovanje-u-besplatnoj-obuci-u-skladu-sa-programom-promocije-preduzetnistva-i-samozaposljavanja/
Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues











