Komisioni Evropian hap thirrjen për propozime për një projekt mbi bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor të quajtur "Forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe konkurrencës së industrive kulturore dhe krijuese në Ballkanin Perëndimor"
Komisioni Evropian hap thirrjen për propozime për një projekt mbi bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor të quajtur "Forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe konkurrencës së industrive kulturore dhe krijuese në Ballkanin Perëndimor"
Kjo thirrje për propozime është financuar plotësisht përmes Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësimit (IPA II).
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të nxisë pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit dhe krijimit kulturor.
Objektivat specifike të kësaj thirrje janë rritja e bashkëpunimit ndërkufitar kulturor brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve Anëtare të BE-së dhe forcimi i konkurrencës së industrive kulturore dhe krijuese në rajon.
Për të qenë të pranueshëm, një propozim duhet të paraqitet nga të paktën 5 organizata partnere (udhëheqësi i projektit dhe partnerët) nga ato vende që përfitojnë nga Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit (IPA II).
Afati i fundit për aplikime është 17 mars 2020.
Aktivitetet e projektit duhet të fillojnë midis 1 janarit 2021 dhe 31 mars 2021.
Kohëzgjatja minimale e projektit është 24 muaj, kohëzgjatja maksimale e projektit është 48 muaj.
Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje për propozime është 5,000,000 euro.
Teksti i plotë i udhëzimeve dhe formularëve të aplikimit janë në dispozicion në https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/1._call_notice_eacea_39_2019_0.pdf
Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues











