28.12.2025.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E REPUBLIKËS SË BULLGARISË- KONSULLATA E PËRGJITHSHME E REPUBLIKËS SË BULLGARISË NË NISH: THIRRJE PËR DORËZIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE PËR DHËNIEN E GRANTEVE (AFATI: 10 KORRIK 2020)

  • In Lajme
  • 12. May 2020.
  • 48 Views
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E REPUBLIKËS SË BULLGARISË- KONSULLATA E PËRGJITHSHME E REPUBLIKËS SË BULLGARISË NË NISH: THIRRJE  PËR DORËZIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE PËR  DHËNIEN E GRANTEVE (AFATI: 10 KORRIK 2020)

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Nish, shpall një thirrje për projekt propozime që do të zbatohen me një grant përmes…

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Nish, shpall një thirrje për projekt propozime që do të zbatohen me një grant përmes ndihmës zyrtare të zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, duke filluar nga viti 2021.

Qëllimet e projektit janë:

– Sigurimi i mbështetjes në proceset e reformave demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, forcimin e sundimit të ligjit, shoqërisë civile, ekonominë e tregut, etj. në kontekstin e integrimit evropian;

– Inkurajimi dhe mbështetja e ngritjes së aftësive administrative të Republikës së Serbisë për të arritur procese demokratike të reformës dhe  respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, veçanërisht në lidhje me institucionet që aktualisht nuk kanë përvojë dhe aftësi të mjaftueshme për funksione dhe aktivitete përkatëse;

-Mbështetje për lirinë e shprehjes dhe media duke promovuar gazetari të pavarur dhe cilësore.

Shuma minimale e grantit është deri në 2.500 EUR.

Shuma maksimale e grantit është deri në 135,000 EUR.

Afati i fundit për të aplikuar në konkurs është 10 korriku 2020.

Informacione shtesë mbi kushtet e konkursit janë në dispozicion në https://www.mfa.bg/en/embassies/serbiagc/news/25167

Burimi: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Serbi dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака