28.12.2025.

BUJQËVE U ARRIJNË VENDIMET PËR KONTRIBUTET

  • In Lajme
  • 23. July 2020.
  • 48 Views
BUJQËVE U ARRIJNË VENDIMET PËR KONTRIBUTET

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Administrata Tatimore njoftoi se dorëzimi i vendimit për pagimin e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm shoqëror të fermerëve për vitin 2020 është në proces, për të siguruarit, detyrimi i të cilit përcaktohet me vendim të organit tatimor.

Vendimi konsiderohet i dhënë pas skadimit të periudhës prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit në mënyrë zyrtare në postë, dhe data e dërgimit në zyrën postare është theksuar në vendim.

Baza e kontributeve mujore për sigurimet shoqërore të detyrueshme për fermerët e siguruar është 25.801 dinarë, dhe baza vjetore e kontributeve për sigurimet shoqërore të detyrueshme për fermerët e siguruar është 309,612 dinarë.

Shkalla e kontributit për sigurimin e detyrueshëm të pensioneve dhe aftësisë së kufizuar është 25.5 përqind, ndërsa shkalla e kontributit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor është 10.3 përqind.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака