Vrajë – Ndihmës Ministrja e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, prof. dr. Gabrijela Grujiq, zhvilloi një takim në Vrajë me drejtorët e shkollave të mesme të gjashtë komunave të rrethit të Pcinjës, në të cilin u diskutua modeli i regjistrimit në vitin shkollor 2021/2022.

Vrajë – Ndihmës Ministrja e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, prof. dr. Gabrijela Grujiq, zhvilloi një takim në Vrajë me drejtorët e shkollave të mesme të gjashtë komunave të rrethit të Pcinjës, në të cilin u diskutua modeli i regjistrimit në vitin shkollor 2021/2022.
"Ministria e Arsimit synon të vendosë në mënyrë të barabartë një sistem të arsimit të dyfisht. Në katër vitet e fundit, ky sistem është vendosur me legjislacion në nivelin e arsimit të mesëm dhe të lartë. Ky është një sistem ku nxënësit fitojnë kompetenca për shekullin e 21-të, "tha Grujiq.
"Ministria ka miratuar standarde për akreditimet dhe arsimin e lartë, që do të thotë që nga 1 tetori edhe studentët do të jenë në gjendje të studiojnë sipas modelit të arsimit të dyfishtë. Një përfitim shumë i rëndësishëm i këtij lloji të arsimit është niveli i njohurive që nxënësit marrin në ndërmarrjet që operojnë në këto hapsira, e që si rezultat i fundit i kësaj iniciative është që ndërmarrësin tonë ta bëjë sa më inovative, "shtoi ajo.
Kompanitë që duan të investojnë në vendin tonë si një nga kushtet më të rëndësishme që parashtrojnë është cështja e nivelit të arsimimit.
"Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është që ne ti lëmë të rinjtë të jetojnë dhe të punojnë në këtë rajon, dhe jo të largohen nga qytetet e tyre dhe Serbia," theksoi ndihmësja e ministrit.
Deri vitin e kaluar, sipas modelit të dyfishtë, kemi pasur 47 profile arsimore, dhe nga viti tjetër shkollor do të kemi pesë të rinj, të futura me iniciativë të biznesmenëve, për të cilat janë hartuar standardet e kualifikimit dhe aktualisht po hartohen kurrikulat. Të gjithë ata janë të harmonizuar me njohuritë moderne dhe teknologjinë moderne, tha prof. Dr. Gabriela Grujiq.
Burimi: OK radio dhe Trupi koordinues











