Bujanoc –Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët, i cili do të zgjasë deri më 26 shkurt.

Bujanoc –Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët, i cili do të zgjasë deri më 26 shkurt.
Ashtu si vitin e kaluar, për këtë qëllim nga buxheti komunal janë paraparë 10 milionë dinarë
Ndër kriteret themelore që studentët e studimeve themelore dhe master duhet të plotësojnë janë suksesi në arsimin e tyre të mëparshëm, që ata nuk janë të punësuar, nuk janë më shumë se 26 vjeç, përkatësishtë për studentët e vitit parë dhe dytë studimeve master deri 28 vjet.
Fletëparaqitjet dorëzohen në Drejtorinë për shërbime publike,zyrja numër 301 nga ora 10 deri në orën 14 në Administratën Komunale të Bujanocit.
Afati i fundit për marrjen e vendimit për aplikimet është një muaj pas përfundimit të konkursit.
Vitin e kaluar, 725 studentë kanë fituar ndihmën e njëhershme financiare
Shuma më e lartë prej 22.000 dinarëve iu dhanë studentëve me notë mesatare 9.5 dhe më të lartë, dhe ndihma më e vogël duke mos llogaritur brucoshat , iu dha studentëve me notë mesatare 6.00 deri 7.00 nga 13,000 dinarë.
Burimi: Bujanovaçke,Danas dhe Trupi Koordinues











