Programi i inkurajimit të zhvillimit të ndërmarrësisë nëpërmjet mbështetjes financiare për fillestarët në biznes në vitin 2021, realizohet nga Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Republikës së Serbisë.
Programi i inkurajimit të zhvillimit të ndërmarrësisë nëpërmjet mbështetjes financiare për fillestarët në biznes në vitin 2021, realizohet nga Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Republikës së Serbisë.
Grantet e pakthyeshme për realizimin e këtij programi janë 150,000,000.00 dinarë. Shuma e mbetur e investimeve të subjekteve ekonomike do të financohet nga kredia e Fondit.
Të drejtë për të aplikuar në ftesën publike kanë sipërmarrësit,mikro dhe kompanitë e vogla, të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit dy vjet më herët .
Investimet që mund të financohen nga ky program përfshijnë:
– mirëmbajtja e biznesit ose hapësirës e prodhimit deri në shumën prej 350,000.00 dinarë;
– blerjen e makinerive dhe pajisjeve dhe automjeteve të përdorura për transportin e produkteve vetanake dhe mjeteve të tjera të transportit të përfshira në procesin e prodhimit (të reja ose të përdorura, jo më të vjetra se pesë vjet);
– kostot operative, të cilat mund të marrin pjesë deri në 20% në strukturën e investimit total.
Aplikacioni i plotësuar për kredin e start-up dhe mjeteve të pakthyeshme, me dokumentacionin shoqërues, i dorëzohen Fondit në adresat: Bulevar Nemanjica 14a, Nish dhe Knez Mihailova 14, Beograd.
Thirrja publike është e hapur derisa fondet në dispozicion të jenë shpenzuar, më së voni deri më 31.12.2021.
Dokumentacioni i konkursit dhe informacioni i plotë për të gjitha elementet dhe rregullat përkatëse për pjesëmarrjen në këtë thirrje publike mund të shkarkohen në https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/javni-poziv-za-dodelu-bespovratnih-sredstava-u-okviru-programa-podsticanja-razvoja-preduzetnistva-kroz-finansijsku-podrsku-za-pocetnike-u-poslovanju-u-2021-godini/
Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues











