27.12.2025.

ËSHTË PUBLIKUAR UDHËZUESI MOBIL PËR STUDENTËT

  • In Lajme
  • 17. February 2021.
  • 48 Views
ËSHTË PUBLIKUAR UDHËZUESI MOBIL PËR STUDENTËT

Rrjeti Studentor Erasmus nga Sërbia kohët e fundit publikoi një udhëzues mbi lëvizshmërinë dhe bazën e përvojës dhe njohurive kur është në pytje avancimi akademik i të rinjëve jashtë vendit

Rrjeti Studentor Erasmus nga Sërbia kohët e fundit publikoi një udhëzues mbi lëvizshmërinë dhe bazën e përvojës dhe njohurive kur është në pytje avancimi akademik i të rinjëve jashtë vendit

Udhëzuesi është përgatitur që studentët në Serbi për t'i njohur me programet e mobilitetit që janë në dispozicion të tyre dhe për të treguar, përmes përvojave të studentëve që morën pjesë në të, se shkëmbimi nuk është aq i komplikuar.

Përfitimet e pjesëmarrjes në programet e lëvizshmërisë janë të shumëfishta, dhe sipas një sondazhi (https://ec.europa.eu/education/policies/higher-education/mobility-and-cooperation_en)  i kryer nga Komisioni Evropian, 80% të alumnistëve mobil të programit ka gjetur punë në profesion brenda 3 muajve pas diplomimit. Përveç zhvillimit profesional, studentët dhe të rinjtë kanë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre të buta, siç janë njohuritë e vendeve të tjera, ndërveprimi dhe bashkëpunimi me njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore, përshtatshmëria, aftësitë e e të zotruarit të gjuhëve të huaja dhe aftësitë e komunikimit.

Ky program përveç që u siguron të  rinjve mundësi lëvizje për përparim personal dhe profesional, ata gjithashtu ofrojnë një platformë për dialog ndërkulturor midis të rinjve që kontribuon në menjanimin e stereotipave dhe paragjykimeve.

Me këtë manual, Rrjeti studentor Erasmus i Serbisë dëshiron të inkurajojë të rinjtë të vazhdojnë të investojnë në vetvete, të dalin nga zona e rehatisë dhe të provojnë forcën e tyre në gjëra që ata mendonin se ishin të pa arritshme për ta deri më tani.

Udhëzuesin për mobilitet të studemtëve mundë ta marni në: https://drive.google.com/file/d/1v0pMXAbKxuSwJ2IMkC8CzvTLQqCZtGzx/view

Burimi:EU info centar dhe Trupi koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака