Leskoc, Medvegjë – Në dy javët e kaluara, inspekcioni republikan dhe shërbimet e inspekcionit të qeverisjes lokale në rrethin e Jabllanicës 699 herë kontrolluan objektet ku një numër i madh njerëzish mblidhen.
Leskoc, Medvegjë – Në dy javët e kaluara, inspekcioni republikan dhe shërbimet e inspekcionit të qeverisjes lokale në rrethin e Jabllanicës 699 herë kontrolluan objektet ku një numër i madh njerëzish mblidhen. Gjatë kontrollit, u përcaktua që masat antiepidemike ishin respektuar, sepse janë dorëzuar vetëm 5 urdhëra për kundërvajtje dhe një dënim për mosrespektimin e masave.
Janë kryer kontrollet e mëposhtme: Objektet e hotelierisë – 371 kontrolle, zinxhirët e shitjes me pakicë-218 kontrolle, bastoret sportive-70 kontrolle, qendra tregtare – 36 kontrolle dhe në tregjet – 4 kontrolle.
Në një deklaratë nga kabineti i kryeshefit të rrethit Jabllanicës thuhet se një takim me përfaqësuesit e inspekcionit komunal si dhe përfaqësuesit e inspekcionit republikan do të mbahet të Premten me 26 Shkurt në selinë e atij rrethi ku do të organizohet mbikëqyrje e intensifikuar në objektet hotelierike dhe ndëshkimi i personave juridikë dhe fizikë të cilët nuk respektojnë masat antiepidemike kundër Covid 19.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues











