27.12.2025.

TEKSTET SHKOLLORE FALAS NË DISPOZICION NGA DJE

  • In Lajme
  • 2. March 2021.
  • 102 Views
TEKSTET SHKOLLORE FALAS NË DISPOZICION NGA DJE

Tekstet shkollore për klasën e parë dhe të dytë të shkollës fillore nga dje janë në dispozicion në faqen besplatnabiblioteka.com. Të gjithë ata janë aprovuar nga Ministria e Arsimit, si dhe Instituti për promovimin e arsimit dhe edukimit  dhe mund të përdoren në mësimdhënie, njoftoi  fondacioni "Alek Kavçiq".

Për të gjitha tekstet  shkollorë të klasës së parë dhe të dytë të shkollës fillore, siç thuhet  lejohet shpërndarja, kopjimi ose çdo gjë tjetër që mësuesit ose prindërit e konsiderojnë të nevojshme.

"Pas disa ditësh, të gjithë librat shkollorë për klasën e pestë dhe të gjashtë do të jenë në këtë faqe. Deri në mes të muajit, ne do të kemi rreth 70% të të gjitha teksteve shkollore të përdorura në mësimdhënie. Gjithashtu  në mes të muajit do të jetë e mundur të porosisni libra shkollorë të shtypur me çmimin e dy dinarëve për faqe, tha profesori Alek Kavçiq, themeluesi i fondacionit " Alek Kavçiq ".

Këto tekstet  shkollorë janë zgjedhur tashmë për mësimdhënie në vitet e mëparshme, por ekziston një kornizë ligjore për ta ndryshuar atë. Procedura është e thjeshtë  mjafton që këshilli i prindërve të kontaktojë këshillin e mësuesve për një ndryshim, dhe më pas të informojë Ministrinë e Arsimit.

Të kujtojmë, më 12 janar, Fondacioni Alek Kavçiq  publikoi librat e parë falas për nxënësit e shkollave fillore në Serbi.

Gjegjësisht, profesori në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh, Aleksandar Kavçiq, realizoi projektin e librave shkollorë falas për arsimin në Serbi, të cilat janë në formë elektronike dhe  mund të shtypen për nevoja personale.

Burimi: Nova.rs, Danas,Blic, Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака