Bujanoc – Beograd – Në ish fabrikën “Svetlost” në Bujanoc, pas më shumë se 20 vitesh po largohen mbeturinat e rrezikshme të krijuara gjatë prodhimit të baterive.
Bujanoc – Beograd – Në ish fabrikën “Svetlost” në Bujanoc, pas më shumë se 20 vitesh po largohen mbeturinat e rrezikshme të krijuara gjatë prodhimit të baterive.
Deputeti dhe kryetar i përparimtarëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, falënderoi Ministrinë e për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor për këtë përpjekje.
Fabrika “Svetlost” Bujanoc, me mbështetjen e Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, po largon mbeturinat historikisht të rrezikshme që janë krijuar gjatë prodhimit të mëparshëm të baterive. “Faleminderit ministres Irena Vujoviq dhe Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor që vendosën të largojnë këto substanca të rrezikshme që qëndrojnë këtu për më shumë se 20 vjet”, tha Mitroviq.
Ai thotë se ka vizituar edhe fabrikën nga e cila largohen substancat e rrezikshme.
Ndërtesa administrative e fabrikës prej disa vitesh përdoret si Qendër Pranuese e Emigrantëve.
Tani nuk ka emigrantë, por objekti është gati të pranojë persona në të ardhmen e afërt.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











